Kryetari i Dardanëve konfirmon kthimin e tifozëve kundër Greqisë

  • A.P /
  • 02 September 2021 - 21:35
Kryetari i Dardanëve konfirmon kthimin e tifozëve kundër Greqisë

Kosova do të luajë ndeshjen e radhës kundër Greqisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”

Në këtë ndeshje pritet që të kthehen edhe tifozët e Kosovës “Dardanët”.

Këtë e ka konfirmuar në faqen e tij kryetari i tifozëve “Dardanët” Lulë Berisha.

“Po kthehemi për në Kosovë me 3 pikë. Të dielën pas dy viteve, kthehen edhe Dardanët në tribunë kundër Greqisë për një fitore tjeter. Hajde Kosovë?”, ka shkruar ai në facebook.

(Kosova Sot Online)