Royal: Jam lënduar nga mënyra se si me shiti Barcelona

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 19:22
Royal: Jam lënduar nga mënyra se si me shiti Barcelona

Braziliani ju bashkua Tottenhamit në ditën e fundit të afatit kalimtar dhe duket se nuk është i lumtur për mënyrën se si u largua nga skuadra

Pavarësisht se nënshkroi për Barcelonën këtë verë nga Real Betisi, Emerson Royal ndau rrugët me Blaugranan në ditën e fundi të afatit kalimtar për t’u transferuar në Tottenham.

Mbrojtësi i djathtë 22 vjeçar është shprehur se nuk është ndier rehat me mënyrën se si është trajtuar nga skuadra katalunase dhe ka theksuar që ëndërr  e tij ishte të luante në formacionin e Barcelonës.

Në një intervistë me Marca, Emerson ka shpjeguar që ai nuk e priste largimin nga klubi këtë verë por tani do të fokusohet për të pasur sukses me Spurs.

“Isha në Betis dhe isha i qartë që në fund të sezonit dëshiroja që të shkoj në Barcelonë. Kjo ishte përcaktuar edhe në kontratën time. Është e vërtetë që dëgjova shumë lajme që thoshin që janë disa klube në Spanjë dhe jashtë saj që janë të interesuar në mua, por e dija që kontrata ime e thoshte këtë dhe do të shkoja në Barcelonë. Shkova në pushime dhe kjo ndodhi kur u ktheva”, ka thënë ai.

Për Emerson ka qenë një ëndërr të luaje për Barcelonën por gjërat nuk shkuan ashtu si duhet.

“Natyrisht se ishte ëndërr e imja. Gjithmonë kam thënë të njëjtën gjë për shkak se ishte ëndrra e ime të luajë aty qysh kur isha fëmijë. Dëshiroja ta përjetoja ndjenjën se si është të luash për Barcelonën. Ishte ëndërr e imja. Fillova të bie në dashuri me Barcelonën duke e parë Ronaldinho Gauchon. Mandej erdhi Messi, Neymar, Alves, etj”.

“Alves ishte idhulli i imë. Isha shumë i dhënë pas tij. Përveç futbollit, në të cilin ai është superyll, ai është i madh edhe si person. Kam biseduar me të disa herë dhe e di që ai po ashtu ka folur mirë për mua tek të tjerët. Kjo është arsyeja pse jam i dhënë pas tij”.

Por, kur mësoj Emerson se do të largohet nga klubi?

“Mendova që klubi dëshironte që unë të qendrojë. Luajta të dielën si startues kundër Getafes, ditën tjetër u zgjova herët dhe shkova i qetë në stërvitje. Aty, fillova të shoh se shumë gjëra kanë ndryshuar dhe që Tottenham po bisedonte me Barcelonën dhe marrëveshja ishte pothuajse e kryer. Nuk kuptova asgjë nga ajo që po ndodhte sepse nuk dija asgjë. Në mbrëmje me telefonoi klubi për të shkuar në qendrën e stërvitjeve për të biseduar diçka me muaj dhe aty zbulova që dëshironin të me shisnin”.

“Takova drejtorët e klubit. Ata filluan të me tregojnë për situatën financiare të klubit që nuk ishte e mirë, që ata po kalonin në momente të vështira dhe do të ishte më mirë për ta që të me shisnin. I përsërita qëllimet e mija për të qëndruar për shkak se e kisha ëndërr për të luajtur aty dhe për të fituar me Barcelonën. E dija që nëse do të ishte në formën më të mirë do të kisha sukses aty. Jam i mençur dhe erdhi koha ta kuptoj që ata po me thoshin se duhet të largohem pavarësisht të gjithave. Me fjalë të tjera, po me ndiqnin nga klubi”.


(Kosova Sot Online)