Shqipëria U-21 mposhtet bindshëm nga Çekia

  • A.P /
  • 06 September 2021 - 21:30
Shqipëria U-21 mposhtet bindshëm nga Çekia

Zhgënjim total i Kombëtares së Shqipërisë U21 të cilët u mposhtën me rezultatin 4-0 nga Çekia U-21 në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Evropianit. Shqipëria nuk regjistroi asnjë gjuajtje në portën e vendasve, kundrej 15 të çekëve.

Pavarësisht se trajneri Bushi, mori si përforcim Ernest Muçin dhe mbrojtësin Mitaj, kuqezinjtë ishin shumë larg pritshmërive, duke mos treguar asgjë në fushën e lojës. Vlen të theksohet fakti se dy golat e para u pësuan si pasojë e 2 gabimeve amatore të portierit Aliaj.

Në pjesën e parë u pësuan 3 gola. Edhe në fragmentin e dytë të lojës, Shqipëria, nuk tregoi thuajse asgjë, duke e mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Mitajt, në minutën e 71-të.

Shqipëria U-21 ndodhet në Grupin G në këto kualifikuese së bashku me Kosovën, Çekinë, Anglinë, Slloveninë e Andorrën. Në përballjen e parë  ndaj Andorrës Shqipëria fitoi 0-3 ndaj Andorrës.


(Kosova Sot Online)