U mposhtën 1:7 nga Polonia, por kombëtarja e San Marinos ka një arsye për të festuar

  • A.P /
  • 06 September 2021 - 22:13
U mposhtën 1:7 nga Polonia, por kombëtarja e San Marinos ka një arsye për të festuar

Skuadra e San Marinos, u mposht mbrëmjen e djeshme nga Polonia, me rezultatin e thellë 1-7, por kombëtarja modeste ka një arsye për të festuar edhe pas kësaj humbje të rëndë.

Çdo gol i shënuar për ta është një arriti historike dhe një arsye për të festuar, edhe goli i shënuar në Serravalle nga futbollisti Nani kundër Polonisë nuk bën përjashtim.

21-vjeçari, i cili aktivizohet me Lukezen në Serinë C, u fut në historinë e Kombëtares të San Marinos, teksa realizoi golin e dytë në një kualifikuese të Kupës së Botës.

Golin e fundit San Marino e kishte realizuar kundër Azerbajxhanit më 19 shtator të vitit 2017-të, në sfidën që përfundoi me rezultatin 5-1. Plot 4 vite prite për të realizuar golin e dytë në kualifikueset e Botërorit.

(Kosova Sot Online)