Kosova-Spanja, publikohen formacionet zyrtare

  • A.P /
  • 08 September 2021 - 19:28
Kosova-Spanja, publikohen formacionet zyrtare

Kosova sonte e luan ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm. Në stadium “Fadil Vokrri” Kosova e pret Spanjën në ndeshjen e dytë mes tyre. Ndeshja e parë e zhvilluar në Sevilla përfundoi 3:1 për “Furinë e Kuqe”. Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Besar Halimi, nga rreth 40 metra distancë.

Sonte, “Dardanët” do të synojnë rezultat pozitiv për t’ia vështirësuar edhe më shumë punët Spanjës. Ekipi i Luis Enriques humbi ndaj Suedisë xhiron e kaluar dhe kështu e humbi edhe vendin e pare, pozita e vetme në grup që dërgon direkt në Botëror.

Të dy ekipet kanë publikuar formacionet startuese për këtë ndeshje.

Kosova starton në portë me Aro Muric. Mbrojtja nuk ka asnjë ndryshim me Rrahmanin e Alitin në qendër, Vojvoda në të djathtë dhe Hadërgjonaj në të majtë. Në mesfushë Loshaj, Dresevic dhe Berisha, kurse Rashani e Rashica do ta ndihmojnë nga krahët qendërsulmuesin Vedat Muriqi.

Image
Image

 

(Kosova Sot Online)