Spanja e mposht Kosovën në stadium 'Fadil Vokrri'

  • A.P /
  • 08 September 2021 - 22:33
Spanja e mposht Kosovën në stadium 'Fadil Vokrri'

Kosova 0:2 Spanja

Kosova sonte luajti në stadium “Fadil Vokrri”, ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm.

89′ Ferran Torres shënon për 2:0.

81′ Vojvoda tenton një gol interesant, por përfundon pak përmbi portën e Spanjës.

80′ Tjetër rast i Kosovës. Goditjen e Bytyqit e pret Unai Simon.

78′ Reguilon godet me kokë, por pret Muric. Vetëm goditje nga këndi për Spanjën.

77′ Busquets godet me kokë, por plogësht dhe jashtë porte.

72′ Elbasan Rashani godet me kokë, por përfundon jashtë.


71′ Goditje e lirë për Spanjën, Ferran Torres gjuan jashtë portës. Pa rrezik për Aro Muric.

60′ Një orë lojë, Kosova po dominon me raste, por Spanja me gola.

57′ Dalje e pasigurt e Unai Simon, por Loshaj nuk arrin të realizojë në formën e njëjtë si kishte bërë Besar Halimi në Sevilja.

53′ Vedat Muriqi del i vetëm para portës, por gjuan jashtë. Çfarë raste po humbet Kosova.

48′ Milot Rashica për të tretën herë ballë për ballë me portierin, por sërish dështon për të shënuar.

45′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh ndaj Spanjës, por tregoi paraqitje të mirë.

45′ Rashica godet me gjysmë vollej, por direkt e në portierin Unai Simon.

43′ Goditje me kokë nga Spanja, por përfundon jashtë portës.

42′ Goditje dënimi për Spanjën. Aro Muric pret goditjen e Fornals.

32′ Spanja kalon në epërsi. Shënon Fornals.


30′ Gjysmë ore lojë, ende asnjë rast për gol prej Spanjës, për dallim nga Kosova.

27′ Vedat Muriqi godet me kokë, por nuk e gjen cakun.

26′ Muric degazhon me dorë te Rashica, por pasimi i tij final ndërpritet në fund.

20′ Spanja e ka posedimin e topit, por ende nuk ka rrezik serioz për portën e Kosovës.

15′ Elbasan Rashani krijon bukur hapësirë për goditje, por përfundon jashtë portës.

9′ Milot Rashica del përballë me portierin, por dështon në tentimin për ta kaluar portierin. Megjithatë ishte në pozicion jashtë loje.

8′ Milot Rashica vrapon drejt portës kundërshtare, por e lëshon topin shumë përpara vetes.

5′ Vedat Muriqi pranon një top të mirë nga mesfusha, por nuk arrin të godasë.

1′ Starton ndeshja

Të dy ekipet kanë publikuar formacionet startuese për këtë ndeshje.

(Kosova Sot Online)