Shqipëria fiton me spektakël

  • A.P /
  • 08 September 2021 - 22:52
Shqipëria fiton me spektakël

Shqipëria ka shënuar të mërkurën mbrëma njërën prej fitoreve më të thella në histori. Kuqezinjtë në Elbasan kanë fituar 5:0 ndaj San Marinos, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022. Shqipëria asnjëherë nuk ka shënuar fitore më bindëse.

Ka një fitore 6:1 ndaj Qipros në vitin 2009 dhe një tjetër 5:0 ndaj Vietnamit në vitin 2003. Rey Manaj ka shënuar në pjesën e parë, ndërsa Qazim Laqi, Armando Broja, Elseid Hysaj e Myrto Uzuni shënuan në pjesën e dytë. Broja e Odise Roshi i kishin nga dy asistime.

(Kosova Sot Online)