Shakhtar vs Inter, mbyllet pjesa e parë

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 19:50
Shakhtar vs Inter, mbyllet pjesa e parë

Është mbyllur pjesa e parë mes Shakhtar dhe Inter në Champions League.

45 minuta lojë nuk prodhuan gola, por po aksione e raste të shumta, por ekipet shkuan në pushim me rezultatin 0-0.

Vendasit krijuan shumë aksione të mira, por nuk i konkretizuan në gol, derisa për mysafirët, më i rrezikshëm u tregua Nicolo Barella.

Mesfushori ishte afër të shënojë një supergol, por shtylla ia mohoi atë.

Simone Inzaghi u pa shumë i revoltuar në pjesën e parë, dëshiron patjetër tri pikët sonte.

(Kosova Sot Online)