Barça i bën ofertë për kontratë të re Fatit

  • S.A /
  • 29 September 2021 - 14:36
Barça i bën ofertë për kontratë të re Fatit

Gjiganti katalunas synon ta “blindojë” talentin e tij me një kontratë të majme afatgjate. Edhe vetë futbollisti do të ishte i lumtur të vazhdojë të luajë në “Camp Nou”.

Barcelona është e vendosur ta mbajë sa më gjatë të jetë e mundur në ekip Ansu Fatin.Gjiganti katalunas madje e ka bërë gati edhe kontratën e re për talentin e saj.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”,.

Numri 10 i ri i “Blaugrana” realizoi së fundmi në rikthimin e tij nga lëndimi që e kishte lënë gjatë jashtë fushës.

Fati do të donte të vazhdojë të luajë në “Camp Nou”.

Prandaj, vazhdimi i kontratës afatgjate pritet të bëhet në javët në vazhdim.

Me këtë rast, Barça do ta “blindonte” asetin e saj për një kohë të gjatë.

Fati konsiderohet si pasardhësi i Lionel Messit tek gjiganti katalunas.