Dukagjini e befason Dritën, Prishtina ndanë pikët me Ulpianën
Dukagjini e ka befasuar Dritën në xhiron e shtatë të Superligës, duke e mundur 2-1. Në anën tjetër, Prishtina është ndalur në “Fadil Vokrri”, duke barazuar 1-1 me KF Ulpiana.
Java e shtatë në Superligën e Kosovës në futboll është mbyllur me dy ndeshje mjaftë interesante, Dukagjini pati punë me Dritën, derisa Prishtina priti Ulpianën.
Dukagjini shkaktoi befasinë e javës, duke e mundur 2-1 Dritën.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Ajzeraj në minutën e 39’, por Dukagjini përmbysi gjithçka në pjesën e dytë.
Fillimisht, Januzi shënoi për 1-1 në minutën e 49’, derisa golin e fitores dhe të tri pikëve e shënoi Chibueze në minutën e 87-të.
Për Dukagjinin ishte fitorja e parë këtë edicion dhe tani gjendet në pozitën e tetë me gjashtë pikë pas shtatë xhirove, derisa Drita mbetet në vendin e pestë me 11 pikë – kishte shansin të shkonte në krye të renditjes.
(Kosova Sot Online)
