Gjilani barazon me Malishevën
Malisheva dhe Gjilani kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Pjesa e parë u mbyll ashtu siç filloi, pa gola të shënuar.
Në pjesën e dytë, Malisheva zhbllokoi rezultatin duke realizuar në minutën e 68-të të ndeshjes. Ishte Marc Olivier që shënoi.
Ndërkohë, kundërpërgjigjja e Gjilanit ishte e shpejtë. Gerhard Progni arriti të barazonte në minutën e 74-të.
Me këtë barazm, Gjilani mbetet i treti me 13 pikë, kurse Malisheva e katërta me një pikë më pak.
(Kosova Sot Online)
