Ferguson thotë që Solskjaer gaboi që e la CR7 në stol

  • A.P /
  • 04 October 2021 - 22:46
Ferguson thotë që Solskjaer gaboi që e la CR7 në stol

Legjenda Sir Alex Ferguson beson se Ole Gunnar Solskjaer bëri gabim që e la në stol sulmuesin Cristiano Ronaldo ndaj Evertonit.

Ronaldo ishte në stol në takimin e fundit ndaj Evertonit.

Portugezi hyri në ndeshje si zëvendësues në minutën e 57-të, tetë minuta më vonë, Everton barazoi, rezultat me të cilin edhe u mbyll ndeshja.

Solskjaer pas ndeshjes tha se ishte vendim i duhur, por kështu nuk mendon Ferguson që gjatë bisedës me legjendën e UFC-së, Khabib Nurmagomedov theksoi se më të mirët duhet të jenë titullar.

“Mendoj që Everton e pa se Ronaldo nuk ishte duke luajtur”.

Khabib u përgjigj: “Po, por ai erdhi në pjesën e dytë”.

Pastaj, Ferguson u kundërpërgjigj: “E di, por ti duhet gjithmonë të nisësh me lojtarët më të mirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, tani do zhvillohen ndeshjet e Kombëtareve.

(Kosova Sot Online)