
PSG-ja e monitoron Insignen

Sulmuesi italian ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Napolin, klubi parisien shpreson ta marrë “gratis”
Paris Saint-Germaini është duke e monitoruar me kujdes situatën e Lorenzo Insignes.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Le 10 Sport”.
Sulmuesi italian ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Napolin.
Palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për kontratën e re eventuale.
Prandaj, gjiganti francez po shpreson ta marrë 30 vjeçarin në verën e vitit 2022, përcjell “Gazeta Express”.
Përfaqësuesi italian do të jetë i lirë të negociojë me klubet tjera nga janari dhe po ashtu të bëjë para-kontratë.
Natyrisht, i gjithë ky skenar mund të ndodhë nëse Insigne nuk e gjen gjuhën e përbashkët me Napolin për vazhdimin e kontratës.
Futbollistin këmbëshpejtë të krahut të majtë e duan edhe klubet tjera italiane.
(Kosova Sot Online)