Futbollisti grek gjendet i vdekur në makinën e tij

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 16:06
Futbollisti grek gjendet i vdekur në makinën e tij

Tragjedi në futbollin grek. Nikos Tsumanis, 31-vjeçar është gjetur i vdekur nga policia brenda veturës së tij me një litar në qafë.

Autoritetet greke e konsiderojnë si vrasje vdekjen e Tsumanit, por nuk përjashtohet edhe vetëvrasja.

Kjo pasi që futbollisti grek i kishte thënë një mikut të tij se ai po kalonte nëpër një periudhë shumë të vështirë financiare dhe po mendonta ta vriste veten.

Nikos Tsumanis së fundmi ishte pjesë e Apollonit në kampionatin grek ndërsa ka qenë pjesë e të rinjve të Greqisë në vitin 2011.

(Kosova Sot Online)