Të gjithë pas Lionel Messit

  • S.A /
  • 08 October 2021 - 12:49
Të gjithë pas Lionel Messit

Tifozët kanë pushtuar fushën për të bërë selfie me Lionel Messin

Argjentina nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në kualifikimet për Kupën e Botës, duke barazuar 0-0 me Paraguain.

Në fund të ndeshjes, sigurimi tregoi se nuk ishte në nivel, pasi fusha u mbush me tifozë, derisa objektivi i tyre dihet, ishte Lionel Messi.

Disa ia arritën të bëjnë ëndrrën realitet, të bëjnë selfie me më të mirin në histori.

Messi nuk refuzoi asnjë, dhe pranonte të bëjë foto që nuk u ndalën një pas një duke ecur deri në dhomën e zhveshjes, kur edhe më në fund ndërhyri sigurimi.

Leo është lojtari më i adhuruar në rruzull dhe natyrisht, tifozët do të rrezikonin edhe më shumë vetëm për ta pasur një foto me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

(Kosova Sot Online )