
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Suedi – Kosovë

Kosova sonte e zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Suedisë në “Friends Arena” në Stokholm.
Edhe pse pa gjasa, Kosova hyn në këtë ndeshje me motiv të lartë, teksa përkrahja e “Dardanëve” nuk do t’u mungojë as atje.
45′ Mbyllet pjesa e parë. Suedia në epërsi minimale ndaj Kosovës.
41′ Forsberg depërton bukur dhe pason për Kulusevski i cili provon goditjen, por shkon pak mbi portë.
30′ Suedia në një shancë që të zgjerojë epërsinë. Godet shtyllën!
28′ Emil Forsberg shënon nga penalltia! Suedia në avantazh prej 1-0 ndaj Kosovës.
27′ Penallti për Suedinë! Gjyqtari pas konsultimit me VAR-in, bën me gisht tek pika e bardhë në pjesëfushën e Kosovës. Forsberg merr përsipër penalltinë.
23′ Gjyqtari konsultohet me VAR-in për një penallti potenciale për Suedinë.
17′ Elbasan Rashani godet bukur pas pasimit nga Rashica, por topi përfundon jashtë.
12′ Forsberg godet nga distanca, por pret Muric.
11′ Isak provon, por goditja e tij bllokohet.
1′ Starton ndeshja.
(Kosova Sot Online)