Rinis ndeshja në “Air Albania”
Ka rinis ndeshja në Air Albania aty ku u ndërpre, në minutën e 78-të. Polonia po fiton 1-0.
Në minutën e 76-të, kur Polonia shënoi golin e epërsisë, teksa futbollistët po festonin, tifozët shqiptarë nisën t’i gjuanin ata me shishe.
Futbollistët e Polonisë menjëherë u nisën për në dhomat e zhveshjes ku qëndruan mbi 10 minuta por pas diskutimeve të shumta, vendosën të dalin në fushë, me një arsye – që të mos ketë më veprime të tilla pasi një incident tjetër i vogël, do ta ndërpresë përfundimisht takimin.
Tashmë ndeshja ka nisur dhe Shqipëria po bën të pamundurën për të barazuar rezultatin.
(Kosova Sot Online)
