Alaba e bombardon portën e Barcelonës në El Clasicon e tij të parë

  • A.P /
  • 24 October 2021 - 17:17
Alaba e bombardon portën e Barcelonës në El Clasicon e tij të parë

Real Madridi ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Barcelonës, në El Clasicon që po zhvillohet momentalisht në Camp Nou.

David Alaba shënoi për 1:0 për Real Madridin në minutën e 32-të.

Mbrojtësi austriak e mposhti portierin gjerman Ter Stegen me një goditje të fuqishme nga largësia.

Kjo është paraqitja e tij e parë në El Clasico, pasi iu bashkua Realit në verë.

(Kosova Sot Online)