Të rejat nga lëndimet e Agueros dhe Pique

  • A.P /
  • 31 October 2021 - 09:40
Të rejat nga lëndimet e Agueros dhe Pique

Gjatë ndeshjes kundër Alavés, dy lojtarë të Barcelonës u desh të linin fushën e lojës për shkak të lëndimeve. 

I pari ishte Kun Agüero, gjatë pjesës së parë, dhe i dyti Gerard Pique, pas pushimit.

Agüero ka pësuar një lëndim në gjoks dhe është dërguar në spital për të kryer teste kardiologjike.

Ndërkohë, Gerard Pique ka një lëndim në këmbën e djathtë. Është në pritje të testimeve të mëtejshme për të zbuluar shkallën e lëndimit.

Këto janë shpjegimet e shkurtra të ofruara në përfundim të ndeshjes së parë nga trajneri i Barcelonës, Sergi Barjuan. 


(Kosova Sot Online)