Bayerni fiton dhe kualifikohet tutje

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 23:03
Bayerni fiton dhe kualifikohet tutje

Bayerni ka arritur të kualifikohet në fazën e parë të nokautit pas fitores 5:2 ndaj Benficas.

Lewandowski shënoi tre gola në minutat 26′ dhe 61′ dhe 84′, kurse e humbi një penallti në fund të pjesës së parë.

Dy golat tjerë për vendasit i realizuan Gnabry 32′ dhe Sane 49′, kurse për mysafirët shënuan Morato 38′ dhe Nunez 74′.

Me këtë fitore, Bayerni vazhdon bilancin e qindtë për qindtë dhe ka 12 pikë duke e siguruar kualifikimin tutje.

Në anën tjetër, Benfica bie në vendin e tretë me katër pikë. 

(Kosova Sot Online)