Dembele, i vendosur të vazhdojë me Barçën

  • 03 November 2021 - 14:17
Dembele, i vendosur të vazhdojë me Barçën

Futbollisti ofanziv dëshiron ta vazhdojë kontratën dhe t’i tregojë vlerat e tij në “Camp Nou”. Deri tash, atë e kanë përshkuar lëndimet e shpeshta dhe forma e zbehtë.Ousmane Dembele është i vendosur të qëndrojë në Barcelonë.

Për këtë është i bindur mediumi spanjoll “Sport”. Futbollistit francez do t’i skadojë kontrata aktuale në fund të këtij sezoni. Mirëpo, 24 vjeçari është duke e pritur një ofertë nga gjiganti katalunas për vazhdimin e kontratës.

Futbollisti ofanziv është i vendosur t’i tregojë vlerat e tij në “Camp Nou”. Ai pëlqehet nga Juventusi, Paris Saint-Germaini dhe nga klubet angleze. Por, dëshirë e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit është të qëndrojë në ekipin aktual. Dembelen e kanë përshkuar lëndimet e shpeshta dhe forma e zbehtë në Camp Nou në sezonet e fundit.

(Kosova Sot Online )