Pogba dhe Haaland, dëshirat e mëdha të Xavit

  • A.P /
  • 03 November 2021 - 16:37
Pogba dhe Haaland, dëshirat e mëdha të Xavit

Është çështje kohe, Xavi Hernandez do të ulet në stolin e Barcelonës.

Ai do të zërë vendin e Ronald Koeman, që është lënë bosh, dhe momentalisht Barça po udhëhiqet përkohësisht nga trajneri i ekipit të dytë.

Në Spanjë raportohet se që tani Xavi përmes njerëzve të tij, ka dhënë idetë se çfarë ka në mendje të bëjë dhe ndërtojë te Barça.

Objektivat e para do të jenë Paul Pogba dhe Erling Haaland.

Në shikim të parë duket e vështirë sepse Barcelona ka probleme ekonomike, por fakti se Pogba do të jetë i lirë gjatë verës, ia mundëson klubit katalunas të nënshkruajë me të pa asnjë problem.

Sa i përket Haalandit, për të, ashtu si për Pogbën, janë në lojë shumë skuadra, por Barcelona synon ta bind sulmuesin me projektin e ri, duke nisur nga Xavi që do të kërkojë të bëjë revolucion dhe të ndërtojë një tjetër Barcelonë shkatërrues, siç ishte para një dekade.

(Kosova Sot Online)