“Cristiano Ronaldo te Barça? Është koha e duhur për këtë çmenduri…”

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 22:22
“Cristiano Ronaldo te Barça? Është koha e duhur për këtë çmenduri…”

Largimi i Leo Messit, në mes të krizës ekonomike të FC Barcelona, ​​la një boshllëk në skuadrën katalunase që po del se është e vështirë për t’u zëvendësuar.

Prandaj ka nga ata që e shohin “rivalin” më të madh të futbollit që ylli argjentinas ka pasur gjatë karrierës së tij si një mënyrë për të ndrequr situatën si të klubit ashtu edhe të vetë lojtarit.

Në programin La Portería, të transmetuar në betevé, ish kandidati për presidencën Barçës, Toni Freixa, të cilin e mundi Joan Laporta, u pyet për një ardhje të mundshme të Cristiano Ronaldos në Camp Nou, përgjigjja e të cilit ishte: “Nëse ka një moment për ta bërë këtë çmenduri, është tani…”

Sido që të jetë, duke parë të kaluarën e CR7, që është legjenda e Realit, dhe shumë gjërash tjera – kjo nuk duket asnjëherë e realizueshme.

Ylli portugez u rikthye te Manchester United verën që lamë pas, pas tri vitesh te Juventusi, ku fitoi pesë trofe.

Tonio Freixa ka folur për rikthimin e Xavi Hernándezit te Barça, këtë herë si trajner. Me prezantimin e trajnerit të ri, janë vendosur rregulla të reja, ku përfshihen edhe gjoba të majme.

“Xavi nuk vjen me idenë për të vendosur gjoba dhe për të përndjekur lojtarët. Ai dëshiron t’i bindë ata për një ide, t’i bëjë ata të luajnë në një mënyrë, t’i bëjë të kënaqen.”

Kjo është arsyeja pse ish-kandidati për president beson se emërimi i Xavit do të sjellë rezultate:

“Nuk mendoj se do të ketë një luftë mes trajnerit dhe lojtarit”. 


(Kosova Sot Online)