Kumbulla, Abrahamit: “S’ke shans t’i shënosh gol Shqipërisë”

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 22:45
Kumbulla, Abrahamit: “S’ke shans t’i shënosh gol Shqipërisë”

Marash Kumbulla ka dhënë një intervistë për SuperSport ku shprehet me optimizëm për dy ndeshjet e radhës të Kombëtares.

Mbrojtësi i Romës zbuloi bisedën që ka pasur me sulmuesin e Anglisë, Tammy Abraham, të cilit ia ka bërë të qartë se nuk do të ketë mundësi t’u shënojë kuqezinjve.

Si është atmosfera në Kombëtare para këty dy ndeshjeve të fundit eliminatore?

Atmosfera është shumë e bukur, jemi të gjithë të kënaqur si grup. Dëshirojmë t’i fitojmë ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën. E dimë që me Anglinë do të jetë shumë e vështirë, sepse është një ndër ekipet më të mira në botë. Në futboll nuk i duhet kurrë, ne do të shpresojmë për një rezultat pozitiv.

Sa beson se mund të bëjmë një mrekulli me Anglinë?

Siç e thashë më parë, në futboll nuk i duhet kurrë, duhet të futemi në fushë për ta fituar ndeshjen. Të shpresojmë që ne të fitojmë me Anglinë dhe Polonia të mos fitojë me Hungarinë. Të shohim se çfarë do të ndodhë në fushë.  

Anglia ka një sulm që do të trembte çdo mbrojtje. A ndieni presionin që do të luani përballë Harry Kane me shokë?

Nuk kemi frikë. Kemi luajtur edhe me Poloninë dhe Hungarinë, edhe këto skuadra kishin sulmues të fortë. Anglia e ka sulmin edhe më të fortë, por ne do të futemi në fushë pa frikë, do të na ndihmojë edhe mesfusha dhe sulmi.

Te Roma ke shok skuadre Abrahamin, a jeni ngacmuar për këtë ndeshje?

Kemi folur pak për ndeshjen. Ai më tha: “nëse do të luaj, do të bëj gol”. Unë iu përgjigja se nuk ka mundësi të ndodhë kjo. Jemi shumë shokë me njëri-tjetrin, Tammy është një djalë shumë i mirë. Shpresoj të bëjë mirë në kombëtare, por jo kundër nesh.

Ke luajtur kundër emrave të mëdhenj në Serinë A dhe nuk nuk u frikësohesh atyre me shumë peshë. Mendon që me këtë mentalitet mund ta ndihmosh Shqipërinë?

Të gjithë lojtarët që janë këtu e kanë mentalitetin e duhur. Unë do të jap kontributin tij, maksimumin për ekipin kombëtar.

Jeni disa lojtarë të rinj shumë premtues. Si e sheh këtë grup?

Besoj se ky grup është ndër më të mirët që ka pasur kombëtarja. Jemi një miks i lojtarëve të rinj me ata me më shumë eksperiencë.

E shihni veten pas disa vitesh kapiten të Kombëtares?

Është dëshirë e të gjithë lojtarëve që vijnë në Kombëtare për të qenë kapiten. Jam ende i ri dhe besoj se ka lojtarë të tjerë që janë liderë. Nuk i dihet kurrë, ndoshta do të bëhem kapiten në të ardhmen, por nuk është diçka që e kërkoj me ngulm.

Pavarësisht luhatjeve që keni pasur në klub, te Kombëtarja keni dhënë më të mirë. Duket se kemi besimin e trajnerit…

Trajneri na jep shumë besim, këtë e ndiejmë edhe në fushë, sepse luajmë në një atmosferë pozitive. Mbrojmë të gjithë bashkë, me mesfushorë dhe sulmues. Është pozitive, se na bën që të luajmë me besim në vetvete.


(Kosova Sot Online)