Ecuria zhgënjyese e Kosovës

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 23:06
Ecuria zhgënjyese e Kosovës

Kosova është mposhtur midis Prishtinës 0-2 nga Jordania. Për Dardanët ishte humbja e katërt me radhë në ndeshje miqësore dhe zyrtare, derisa nuk din për fitore që pesë takime.

Primoz Gliha ka debutuar me humbje në stolin e Kombëtares së Kosovës, që zuri vendin e të shkarkuarit, Bernard Challandes.

Dardanët u mundën 0-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke vazhduar kështu ecuria negative.

Për Kosovwn ishte humbja e katërt radhazi, përfshirë edhe tri ndeshjet paraprake në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kosova ishte mposhtur nga Gjorgjia (1-2), Suedia (3-0) dhe Spanja (0-2).

Gjithashtu vlen të theksohet se kjo ishte humbja e tretë e pësuar në “Fadil Vokrri”, nga katër humbjet e fundit.

Tjetër fakt është se Kosova nuk ka regjistruar asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Nga këto pesë ndeshje pa fitore, Kosova ka pranuar 10 gola, ka shënuar vetëm dy. 


(Kosova Sot Online)