
Drenica në krizë të madhe, trajneri përmend bojkotin

13 ndeshje, 20 pikë – KF Drenica është njëra prej skuadrave më të mira në fushë këtë edicion në Superligë.
Por, nëse flasim jashtë fushës, gjërat për Drenicën janë vështirësuar shumë në aspektin ekonomik muajt e fundit.
Klubi është në krizë të madhe financiare, këtë e ka konfirmuar trajneri, Tahir Lushtaku që me një postim në rrjetet sociale zbuloi disa gjëra.
Ai ka treguar se futbollistet nuk paguhen tash e dy muaj dhe kjo gjë ka nisur t’i më shqetësojë shumë ata, çka edhe mund të ndikojë në rezultate të mëtutjeshme.
(Kosova Sot Online)