
Sanchez s’ka më vend te Interi, kthehet i lënduar

Alexis Sanchez mund të konsiderohet qysh tani në shitje.
Ai është një nga futbollistët më të paguar te Interi, por në anën tjetër njëri nga ata që kontribuojnë më së paku ën fushë, shkaku i lëndimeve të shumta.
Së fundi sulmuesi kilen u ndal në një ndeshje të përfaqësueses së tij dhe do të duhet të rrijë rreth dy javë larg fushave të lojës, ndërsa te zikaltrit janë të acaruar, pasi thuajse gjithmonë që ka shkuar në kombëtaren e tij, Sanchez është rikthyer i dëmtuar.
Pikërisht për këtë arsye, zikaltrit pritet të takohen me menaxherin e sulmuesit, për t’i propozuar një divorc konsensual që në muajin janar, në mënyrë që të lirohen nga paga e tij e lartë.
Nga ana tjetër për futbollistin kanë shfaqur interes disa klube, kryesisht në Premierligë, ndaj nuk do ta kishte të vështirë të gjente një tjetër strehë, pas largimit nga zikaltrit.
Sanchez luan sezonin e tij të tretë me Interin dhe numëron rreth 80 ndeshje e 12 gola, por thuajse 90% të tyre i ka nisur nga stoli.
Që prej transferimit te Manchester United nga Arsenali, Sanchez është tjetër futbollist, kra
(Kosova Sot Online)hasuar me atë që jepte me fanellën e Topçinjve dhe atë që bëri për shumë vite në Spanjë me fanellën e Barcelonës.