Garcia e sheh Xavin si Guardiola e Enrique, derisa konfirmon “dorën e hekurt” të trajnerit të ri

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 22:21
Garcia e sheh Xavin si Guardiola e Enrique, derisa konfirmon “dorën e hekurt” të trajnerit të ri

“Për mua RREGULLAT janë normale. Gjithmonë duhet të kesh pak DISIPLINË”, kështu thotë Eric Garcia.

Edhe pse sezoni ka nisur që disa muaj, për Xavi Hernandezin do të jetë pothuajse gjithçka nga zeroja, të paktën ai e konsideron kështu, për të ndërtuar një skuadër të frikshme për të ardhmen.

Ai tashmë është ulur në stol dhe të shtunën do të debutojë në “Camp Nou”.

Xavi ka ardhur me rregulla të reja, rregulla strikte që nuk i lejohen asnjë lojtari t’i shkelin ato përndryshe do të ndëshkohen në mënyra të ndryshme.

Këtë e ka konfirmuar edhe Eric Garcia, që në njëfarë mënyrë është i lumtur për një gjë të tillë.

“Për mua RREGULLAT janë normale. Gjithmonë duhet të kesh pak DISIPLINË”, tha ai për SPORT lidhur me rregullat e vendosura nga Xavi.

Sipas tij, Xavi ka pak gjëra të Pep Guardiolës dhe pak të Luis Enriques, diçka që do ta ndihmojë të ketë sukses në Barcelonë.

Garcia gjithashtu falënderoi Ronald Koemanin, sipas të cilit, personalisht atij, i ka ndihmuar shumë që të rritet si futbollist. 

(Kosova Sot Online)