
Renditja e re e FIFA-s, Kosova ngrihet për dy vende

Kosova ka përparuar në renditjen e re të FIFA-s. Dardanët janë ngritur në dy vende më lart.
Nga vendi i 113 në vendin e 111, Kosova ka përparuar në renditjen e re të FIFA-s, ani pse rezultatet nuk ishin të dëshirueshme edhe në ndeshjet e fundit për vitin 2021.
Dardanët janë ngritur për dy vende pas ndeshjeve të nëntorit, raporton Gazeta Express.
Në ndeshjet e nëntorit, Kosova u befasua nga Jordania në Fadil Vokrri, duke u mposhtur 0-2.
(Kosova Sot Online)