
Nis turneu përkujtimor Rama-Domi

Pas shumë viteve rikthehet turneu përkujtimor për legjendat e futbollit, Favzi Rama dhe Faton Domi, të cilët humbën jetën në fshatin Volljakë të Klinës, me 22 nëntor të vitit 1987.
Tashmë ka filluar ky turne, i cili do të jetë njëditor, për shkak të kalendarit të ngjeshur në futboll.
Pjesëmarrëse do të jenë katër ekipe: Dukagjini, Liria, Vëllaznimi dhe Prishtina.
Hapja solemne është bërë nga ora 11:00, kurse prej orës 12:00 ka filluar gjysmëfinalja e parë mes Dukagjinit dhe Lirisë, ndërsa më pas luhet edhe ndeshja tjetër mes Vëllaznimit dhe Prishtinës.
Ndeshjet do të zgjasin vetëm 45 minuta, kurse turneu do të transmetohet në SuperSport.
(Kosova Sot Online)