
Derbi i Anamoravës në mesjavë, luhet për kreun e tabelës

Gjilani dhe Drita do të përballen në mes vete të mërkurën në kërkim të shkëputjes në krye të tabelës në BKT Superligë
Kjo mesjavë do ta sjellë njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të pjesës së parë të sezonit.
Gjilani dhe Drita do të përballen në mes vete të mërkurën, në duelin kryesor të xhiros së 15-të të BKT Superligës.
Dy ekipet nga Anamorava janë duke prirë në ligën elitare me pikë të njëjta.
Prandaj, përpos rivalitetit të përhershëm në mes tyre, kjo ndeshje do të ketë rëndësi edhe për kreun e tabelës.
Ndërkohë, Ballkanit do t’i konvenonte që kjo ndeshje të përfundojë baras.
Kjo për faktin se therandasit, me një fitore eventuale ndaj Malishevës, do t’ju bashkoheshin në krye dy ekipeve gjilanase.
(Kosova Sot Online)