Këndellet Arsenali

  • E.K /
  • 27 November 2021 - 16:19
Këndellet Arsenali

Arsenali ka rrëmbyer pikët e plota në xhiron e 13 në Premierligë, duke e mundur 2-0 Newcastlen. Me këtë fitore Arsenali ka shkuar në ku7otën e 23 pikëve dhe është renditet në pozitën e pestë.

Pas humbjes turpëruese nga Liverpooli, Arsenali është kthyer te fitorja në Premierligë.

Topçinjtë e mundën në shtëpi Newcastlen me rezultat të pastër, 2-0.

Arsenali i shënoi të dy golat në pjesën e dytë.

Fillimisht shënoi Bukayo Sakas, për 1-0 në minutën e 57’.

Më pas realizoi Gabriel Martinelli, për 2-0 në minutën e 66-të.

Me këtë fitore Arsenali ka shkuar në kuotën e 23 pikëve dhe është renditet në pozitën e pestë. 

(Kosova Sot Online)