Ndeshja e play-offit, Itali-Maqedonia e Veriut luhet në Palermo

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 21:53
Ndeshja e play-offit, Itali-Maqedonia e Veriut luhet në Palermo

Ndeshja e parë e play-offit e Italisë kundër Maqedonisë do të luhet në stadiumin Barbera në Palermo më 24 mars, 2022.

Vendimi është publikuar sot nga Federata Italiane e Futbollit këtë mbrëmje.

Fituesi i kësaj ndeshje pastaj do të përballet në finale të playoffit kundër Portugalisë apo Turqisë.

Italia duhet t’i fitoi këto ndeshje nëse dëshiron që të kualifikohet në Katar 2022 që do të zhvillohet gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2022, pasi që përfundoi e dytë në grup pas Zvicrës.

“Vendimi për të luajtur në Palermo është bërë në koordinim me Roberto Mancini, për të shmangur shpërqendrimet e mundshme që lidhen me Euros”, ka thënë presidenti i FIGC, Gabriele Gravina.

Duket se ka mundur të këtë shumë presion loja në Olimpico, i cili stadium u përdor gjatë Euro 2020 për të luajtur ndeshjet në grupe të Italisë.

“Ne dëshirojmë që ta hapim një kapitull të ri të asaj çfarë ne kemi ndërtuar më 2021 e ku nuk duhet të jetë peshë për ekipin. Ne duhet të koncentrohemi në të ardhmen”.

“Ne dëshirojmë të shohim pasionin nga tifozët në Palermo, ku do të na mirëpresin. Tifozët e Italisë dëshirojnë ta shtynë përpara skuadrën drejt kualifikimit”. 


(Kosova Sot Online)