Martial e dëshiron largimin nga Manchester United

  • A.P /
  • 10 December 2021 - 20:20
Martial e dëshiron largimin nga Manchester United

Sulmuesi francez Anthony Martial dëshiron të largohet nga Manchester United, ka thënë agjenti i tij.

26-vjeçari ka startuar vetëm dy ndeshje në Premier League këtë sezon duke shënuar një herë.

Ai nuk është paraqitur në asnjërën nga ndeshjet e Ralf Rangnick në krye deri më tani, me gjermanin që thotë se Martial pësoi një goditje të vogël në stërvitje javën e kaluar.

“Anthony dëshiron të largohet nga klubi në janar”, tha agjenti i tij Philippe Lamboley për Sky Sports.

“Ai thjesht duhet të luajë. Ai nuk dëshiron të qëndrojë në janar dhe unë do të flas me klubin së shpejti”, tregoi Lamboley.

(Kosova Sot Online)