Çmenduri në fund, Verstappen fiton titullin e botës, lë prapa Hamiltonin

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 16:09
Çmenduri në fund, Verstappen fiton titullin e botës, lë prapa Hamiltonin

Max Verstappen fiton Grand Prix vendimtare të Abu Dhabi dhe fiton kampionatin botëror për herë të pare.

Holandezi doli i pari, para Hamiltonit i cili u pozicionua i dyti

Prej fillimit të garës Hamilton po printe, deri në xhiron e fundit, ku ndodhi befasia.

Kështu, Verstappen e fiton titullin e parë të botës, kurse Lewis Hamilton mbetet pa e tejkaluar Schumacherin. Ai mbetet në shtatë tituj të botës.

Para fillimit të kësaj gare edhe Verstappen edhe Hamilton kishin pikë të barabarta dhe kjo garë e vendoste kampionin e botës. 


(Kosova Sot Online)