
Lexoni edhe:
Bashkë me Radojqiqin dhe Veselinoviqin në krim të organizuar në Kosovë operuan edhe strukturat e QPK-së dhe SHIK-ut ilegal!
Sot në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, garën më prestigjioze evropiane për klube. Hedhja e shortit do të nisë në orën 12:00.
Rrethi i 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve: Ekipet e kualifikuara
Fituesit e grupeve: Ajax, Bayern Munich, Juventus, Lille, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid.
Vendet e dyta në grup: Atletico Madrid, Benfica, Chelsea, Inter Milan, Paris Saint-Germain, RB Salzburg, Sporting CP, Villarreal
Si funksionon shorti?
Secili fitues të grupit do t’i bjerë shorti të luajë me vendin e dytë të një grupi tjetër.
Megjithatë, ekipet që vijnë nga i njëjti vend dhe që kanë luajtur në një grup në Fazën Grupore, nuk mund të takohen me njëra-tjetrën në këtë rreth.
Ndeshjet e para të 1/8 së finales do të luhen më 15/16 dhe 22/23 shkurt 2022, ndërsa ato të kthimit më 8/9 dhe 15/16 mars 2022.
Rregulli i golit si mysafir nuk vlen më!
Për herë të parë që prej sezonit 1966/67, rregulli i golit si mysafir nuk do të përdoret në fazën e eliminimit në këtë garë.
Nëse një takim mbaron baras pas dy ndeshjeve, atëherë do të ketë vazhdime, pavarësisht se sa gola i kanë shënuar si mysafire ekipet. Nëse as pas vazhdimeve nuk ka fitues, atëherë takimi vendoset me penallti.
(Kosova Sot Online )