Bayerni e shkel Stuttgartin, Gnabry me het-trik

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 21:00
Bayerni e shkel Stuttgartin, Gnabry me het-trik

Bayern Munich e ka mundur 5-0 Stuttgartin.

Serge Gnabry ka shkëlqyer me het-trik derisa dy gola të tjerë i ka shënuar sulmuesi tjetër, Robert Lewandowski.

Bayerni e shënoi një gol në pjesën e parë dhe katër të tjerë në atë të dytë.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 16 në Bundesliga.

Takimi u luajt pa tifozë, për shkak të numrit të rasteve me COVID-19 që është rritur shumë së fundmi në Gjermani. 

(Kosova Sot Online)