Bayerni e kalon pa problem Wolfsburgun

  • A.P /
  • 17 December 2021 - 22:31
Bayerni e kalon pa problem Wolfsburgun

Bayern Munich e ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Bundesligë dhe të 14-tën në përgjithësi në 17 ndeshje gjithsej.

Bavarezët triumfuan thellë 4:0 ndaj Wolfsburgut në “Allianz Arenan” e zbrazët pa shikues.

Vendasit e hapën llogarinë e golave qysh në minutën e shtatë të ndeshjes.

Ishte Thomas Muller që realizoi herët golin e epërsisë, në ndeshjen e tij të 400-të në Bundesliga.

Pjesa e parë më nuk pati gola, teksa e dyta solli edhe tre të tjerë.

Ishte Upamecano i cili realizoi golin në minutën e 57-të të ndeshjes, pas asistimit të Thomas Mullerit.

Dy minuta më vonë, Leroy Sane e shënoi golin e tretë, duke u asistuar nga Serge Gnabry.

Nuk kishte si të mungonte edhe Lewandowski në listën e golashënuesve.

Polaku realizoi një gol të bukur në minutëne 87-të të ndeshjes, për të përmbyllur një natë të bukur për Bayern Munichun.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e parë, nëntë më shumë se Dortmundi që ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Wolfsburgu bie në vendin e 12-të me 20 pikë të tubuara.

(Kosova Sot Online)