Xavi e qet në shitje Destin

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 18:35
Xavi e qet në shitje Destin

Barcelona është e hapur për oferta për Sergino Dest në afatin kalimtar të janarit, sipas ESPN.

21-vjeçari është në listën e gjatë të futbollistëve që Barcelona dëshiron t’i shesë, në janar por edhe gjatë verës së vitit 2022.

Dest nuk e ka bindur Xavin në këtë kohë të shkurtër dhe mendon se nuk është i duhuri për pozitën e mbrojtësit të djathtë, ku ka kthyer Dani Alvesin.

Raportohet se Bayern Munich po e monitoron situatën e amerikanit, i cili ka kontratë me Barcelonën deri më 2025. 

(Kosova Sot Online)