Lewa detyrohet të zgjedhë, Messi apo Ronaldo?

  • A.P /
  • 23 December 2021 - 19:06
Lewa detyrohet të zgjedhë, Messi apo Ronaldo?

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Kjo pyetje është bërë shumë shpesh dikur, por edhe sot, kur ata janë afër t’i varin atletet, vazhdon të bëhet.

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është i radhës që s’ka mundur t’i ikë kësaj pyetje nga BILD.

Ai ka shpjeguar ndryshimin midis Messit dhe Ronaldos.

“Që kur u bëra profesionist, Messi dhe Ronaldo kanë qenë mbi të gjithë të tjerët. Gjithmonë ka qenë një duel mes tyre. Gjithçka ka të bëjë me llojin e lojtarit që preferoni. Përgjigja për pyetjen (e cila është më e larta) është e vështirë. Unë e respektoj punën e palodhur të Cristiano Ronaldos. Për Messin gjithçka duket e lehtë. Unë mendoj se Cristiano duhet të punojë më shumë për të pasur sukses”, u shpreh Lewa.

(Kosova Sot Online)