
Leipzig dhe Hertha duan Joachim Low, trajneri konfirmon bisedimet

Pas largimit nga stoli i Gjermanisë në përfundim të Euro 2020, Joachim Loë vazhdon të jetë i papunë edhe pse ofertat për të nuk mungojnë.
Fenerbahce e kërkoi me ngulm ndërkohë që sëfundmi në skenë për trajnerin e kombëtares gjermane kanë dalë edhe dy klube të Bundesligas që duan t’i besojnë stolin.
Vetë Low ka konfirmuar interesin teksa në një intervistë ka theksuar se dëshiron të ulet në stolin e një skuadre në vitin 2022.
“Kam sigurisht disa oferta por ishte qartë që nuk do të merrja një vendim gjatë këtyre muajve. Të shohim vitin e ardhshëm”, fjalë këto të Joachim Low.
(Kosova Sot Online)