FIFA 22 dominon në botën e videolojërave

  • A.P /
  • 27 December 2021 - 23:00
FIFA 22 dominon në botën e videolojërave

Nintendo Switch dhe PlayStation 5, janë konzolat më të shitura gjatë këtij viti në rajone të ndryshme të Evropës.

Këtë informacion e ka bërë të ditur Christopher Dring nga GamesIndustry, e sipas tij Switch sërish dominon me shitje të harduerit në territore të ndryshme të Evropës.

Në anën tjetër, pritet që Sony të jetë i pari në shitje me konzolën PlayStation 5 në Britani të Madhe, Suedi, Finlandë dhe Danimarkë.

Kur është në pyetje shitja e videolojërave në Evropë, më e shitura është FIFA 22 që ka tejkaluar shitjet e vitit të kaluar me FIFA 21.

Sa i përket shitjes së lojërave të PS5, Spider-Man: Miles Morales është treguar tejet e fuqishme. Resident Evil Village është gjetur në vendin e pestë sa i përket shitjes në Evropë.

 
(Kosova Sot Online)