Premierliga dhe La Liga në aksion sot, vëmendja në Londër

  • A.P /
  • 02 January 2022 - 11:31
Premierliga dhe La Liga në aksion sot, vëmendja në Londër

Premierliga dhe La Liga sot do të vazhdojnë me ndeshjet e tyre.

Në Angli do të zhvillohen gjithsej pesë ndeshje. Vëmendja kryesore do të jetë në derbin mes Chelseat dhe Liverpoolit, duel ky që zhvillohet në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 17:30.

Në Spanjë gjithashtu do të ketë ndeshje. Në La Liga sot do të zhvillohen gjashtë duele.

Real Madridi i shkon Getafes me fillim nga ora 14:00, kurse Barcelona udhëton për në Mallorca me ndeshjen që nis nga ora 21:00. 

(Kosova Sot Online)