Rregullat e Kupës së Afrikës: Ekipi e zhvillon ndeshjen edhe nëse janë vetëm 11 lojtarë në dispozicion

  • A.P /
  • 09 January 2022 - 09:33
Rregullat e Kupës së Afrikës: Ekipi e zhvillon ndeshjen edhe nëse janë vetëm 11 lojtarë në dispozicion

Organizatorët e Kupës së Kombeve të Afrikës kanë konfirmuar se skuadrat do të duhet të luajnë ndeshjen me kusht që të kenë 11 lojtarë në dispozicion, nëse ata do të preken nga rastet e Covid-19.

Ndeshja e Kamerunit kundër Burkina Fasos sot do të nisë turneun, i cili përmban 52 ndeshje dhe rregullat janë sqaruar se si skuadrat do të përballojnë mungesat për shkak të Covid-19.

Vendeve do t’u kërkohet të luajnë një ndeshje nëse kanë një minimum prej 11 lojtarësh që kanë rezultuar negativ, ndërsa në mungesë të një portieri, një lojtar jashtë fushës nga ekipi duhet të zëvendësojë portierin.

Çdo vend që nuk ka të paktën 11 lojtarë në dispozicion do të konsiderohet se e ka humbur ndeshjen 0-2.

Organizatorët kanë theksuar gjithashtu se çdo ekip do të lejohet të përdorë maksimumi pesë zëvendësues, me një maksimum prej tre mundësish për të bërë zëvendësime gjatë lojës.

Nëse ndeshja shkon në vazhdime, do t’u lejohet të bëjnë edhe nga një zëvendësim.

(Kosova Sot Online)