COVID-i i sjell fat, Berisha pritet të startojë kundër Fiorentinës

  • A.P /
  • 09 January 2022 - 11:42
COVID-i i sjell fat, Berisha pritet të startojë kundër Fiorentinës

Torino si shumë skuadra ka mangësi në organikë për shkak të infektimeve me COVID.

Ndeshjen e ardhshme torinezët do ta luajnë përballë Fiorentinës. Megjithatë ky është një fat i mirë për një lojtar të kombëtares së Shqipërisë.

Etrit Berisha mund të startojë këtë ndeshje, por për momentin ai ka një dëmtim dhe do të shikohet deri në fund nëse mund të luajë.

Nëse nuk ja del atëherë do të aktivizohet portieri i tretë.

Berisha deri më tani nuk ka luajtur ende në Serinë A me Torinon.


(Kosova Sot Online)