
Xavi: Real Madrid është skuadra më në formë në Spanjë

Trajneri i Barcelonës ka folur para gjysmëfinales së parë për Superkupën e Spanjës
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez beson që Real Madridi është skuadra më në formë në Spanjë për momentin. Këto komente ai i ka bërë para ndeshjes gjysmëfinale të së mërkurës për Superkupën e Spanjës.
Vuajtjet e katalunasave tashmë janë të mirëdokumentuara këtë sezon, derisa Los Blancos janë të parët në La Liga dhe trajneri i sapoemëruar beson që skuadra e tij ka një sfidë të vështirë përpara në Riyadh.
“E shoh skuadrën e Barcelonës në ndërtim e super dhe skuadrën e Real Madridit që është në formë të mirë, por kjo nuk do të thotë asgjë”, tha ai në konferencën e tij për shtyp.
“Ne jemi përballur me të gjitha situatat. Nuk do të jetë e lehtë ta imponojmë ndeshjen tonë sepse ata janë skuadra më në formë për momentin në Spanjë”.
Derisa Barcelona ende janë larg pritjeve të tyre edhe me trajnerin e ri, Xavi sheh se ka pasur përmirësime prej që ka marrë drejtimin e skuadrës.
“Shoh gjera të mira në skuadër. Ne duhet të jemi vetë=kritik, por, por unë shoh edhe gjëra të mira”, theksoi ai.
“Në aspekte të tjera, ne jemi mirë. Ne duhet të vazhdojmë më ndërtimin e këtij projekti. Nesër është një test i mirë për të parë se ku jemi”.
“Lojtarë si Pedri, Ferrqan Torres dhe Ronald Araujo janë shumë të rëndësishëm për skuadrën dhe jam i lumtur që do i kam ata këtu”.
Xavi beson se një fitore kundër rivalëve të tij do të ishte një pikë kthese për skuadrën e tij.
“Do të ishte pikë kthese. Të shkojmë në finale dhe ta fitojmë titullin do të ishte një kredibilitet i jashtëzakonshëm për projektin tonë”, tha ai.
“Do të ishte e rëndësishme (për ta fituar gjysmëfinalen). Nuk do të na jepte titullin, për shkak se ne kemi një finale për ta luajtur, por do të ishte shumë e rëndësishme për ne”.
“Për ne është e rëndësishme të sfidojmë, një mundësi për ta fituar një titull. Ne jemi të motivuar dhe kjo do të ishte një pikë kthese për ne. Ne do të përpiqemi që të jemi protagonist dhe t’i bëjmë gjërat mirë”.
“El Clasicot janë të paparashikueshme. Askush nuk e di çfarë do të ndodh, pavarësisht dallimit të pikëve që kemi”.
(Kosova Sot Online)