
Chelsea e kërkon këndelljen sonte

“Blues” nuk guxojnë të gabojnë më nëse duan ta ndjekin titullin, sonte do ta vizitojnë Brightonin
Chelsea do të mundohet ta harrojë sa më shpejt të jetë e mundur humbjen nga Manchester City.
Blues” tash po shikojnë përpara dhe janë të fokusuar për ndeshjen e sontme në Premierligë.
Kampionëve e Evropës do ta vizitojnë Brightonin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23-të të kampionatit anglez.
Të Kaltrit nuk kanë më vend për gabime nëse duan ta ndjekin titullin e kampionit.
Çdo gabim tjetër tash e tutje do t’i nxirrte ata përfundimisht jashtë garës për titull.
Kjo pasi ekip londinez aktualisht i ka 13 pikë më pak se lideri, Manchester City.
Dy pikë përpara skuadrës së Thomas Tuchel gjendet Liverpooli, i cili e ka edhe një lojë më pak të luajtur.
Nga ana tjetër, Brightoni është specialist i barazimeve këtë sezon pasi deri tash i ka 10 sosh.
Ky ekip s’do të mbetej keq me një barazim eventual.
Ndeshja ndërmjet Brightonit dhe Chelseat do të fillojë në orën 21:00.
(Kosova Sot Online)