Muriqi starton për Lazion

  • A.P /
  • 18 January 2022 - 16:57
Muriqi starton për Lazion

Vedat Muriqi do të startojë për Lazion në ndeshjen e sontme në Kupën e Italisë ndaj Udineses.

Ndeshja zhvillohet në Stadio Olimpico me fillim nga ora 17:30 dhe është e vlefshme për 1/8 e finales së Coppa Italia.

Vedat Muriqi pas shumë kohësh do të startojë për ekipin italian.

Qendërsulmuesi kosovar në katër ndeshjet e fundit të Lazios nuk e zhvilloi asnjë minutë.


(Kosova Sot Online)