
“Dybala do të largohet nga Juventusi për Interin, do ta shihni

Agjenti Fulvio Valcareggi, ka bërë një parashikim të mahnitshëm, duke thënë që Paulo Dybala tashmë ka vendosur që të largohet nga Juventusit si lojtar i lirë dhe do t’i bashkohet Interit. “Do ta shihni”, ka thënë ai
Agjenti, i cili nuk punon me Dybala, i ka bërë këto komente gjatë një interviste për Radio Kiss Kiss Napoli.
Kontrata e tanishme e Dybalasë e cila skadon më 30 qershor dhe negociatat për zgjatje të kontratës që pritej të përfundonin duket se janë në dyshim.
(Kosova Sot Online)