Zyrtare: Gosens është i Interit

  • A.P /
  • 27 January 2022 - 21:41
Zyrtare: Gosens është i Interit

Tashmë edhe zyrtarisht Robin Everardus Gosens është futbollistë i Interit.

Lajmin e ka konfirmuar Interi në faqen zyrtare të klubit.

Interi ka bërë të ditur se lojtari është transferuar në formë huazimi me obligim blerje, por gjithmonë nëse plotësohen kushtet e arritura në marrëveshje me Atalantën.

“FC Internazionale Milano ka kënaqësinë të njoftojë se është arritur një marrëveshje me Atalantën për transferimin e Robin Everardus Gosens. Gjermani i bashkohet klubit në formë huazimi me detyrimin për të blerë nëse plotësohen disa kushte”, thuhet në njoftimin e klubit. 


(Kosova Sot Online)